Aksidenti tragjik në Vlorë/ Shkon në dy numri i viktimave, në pranga shoferi
Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë, i mori jetën 2 udhëtarëve, ndërsa 3 të plagosurit e tjerë janë në gjendje të rëndë në spital. Ermir Tare dhe Fiori Duraj kanë ndërruar jetë, ndërsa të plagosur janë Rei Leskaj, Q.Dori dhe Klejdi Dori. Në pranga ka rënë shoferi i makinës.
”Shtetasin A.K, 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q.D, 21-vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë. Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F.D, 20-vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D, 20 vjeç, R.L, 22-vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q.D, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore”, thotë policia