Aksidenti tragjik në Vlorë, shkon në tre numri i viktimave

Është rënduar bilanci i aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vlorë, ku ka ndërruar jetë edhe personi i tretë që ndodhej në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti ndodhi në aksin Vlorë–Kotë, ku dy automjete u përplasën kokë më kokë, duke shkaktuar fillimisht dy viktima në vendngjarje dhe një të plagosur rëndë. Ky i fundit, pasagjer në një prej automjeteve të përfshira, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë rreth dy orë pas ngjarjes.

Në aksident u përfshinë një automjet tip “Benz”, me targa FR4044C AA, që drejtohej nga një 30-vjeçar, dhe një automjet tip “Ford”, me targa AB309FL.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy drejtuesit e mjeteve humbën jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë, ndërsa pasagjeri i plagosur rëndë ndërroi jetë më vonë në spital, duke e çuar në tre numrin e viktimave nga ky aksident tragjik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të përplasjes, ndërsa paraprakisht dyshohet për shpejtësi tej normave dhe humbje kontrolli mbi mjetet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?