Aksidenti, tre të plagosur në aksin Elbasan-Librazhd

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e 3 personave ndodhi paraditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd.

Nga ky aksident dy makina janë përplasur në fshatin Mengel.

Personat e plagosur kanë marrë ndihmën e parë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

SHKARKO APP