Aksidenti, zbulohet lidhja e Elenës me pronarin e ”Benzit”

23-vjeçarja Elena Avdillari dhe drejtuesi i taksisë ku ajo po udhëtonte, Bujar Agalliu, humbën jetën mbrëmjen e djeshme në Mamurras. Pas Fatjon Zhaborjes, është shpallur edhe pronari i “Benzit ML” i cili shkaktoi aksidentin, Dardan Gjeka, 24-vjeç, nga Shkodra.

Ky i fundit dyshohet se ka qenë pasagjer në “Benz”-in vrasës, ndërsa drejtues i automjetit Zhaborja, një personazh ky i njohur për policinë pasi 13-vjet më parë është dënuar për tentativë vrasje me thikë.

Viktima dhe 24-vjeçari kanë pasur njohje me njëri-tjetrin. Sipas sistemit TIMS, ata kanë hyrë dhe dalë vazhdimisht nga Shqipëria në drejtim të Italisë në të njëjtat data. Kjo shton dyshimet se Avdillari është shoqëruar nga Xheka në këto hyrje-dalje të konstatuara nga TIMS-i, përmes pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?