Aksidentimi i katër të miturve në Sukth, ndërron jetë në spital drejtuesi i makinës

Ka ndërruar jetë në spital 16-vjeçari që mbeti i plagosur në aksidentin rrugor pasditen e të shtunës në Sukth.

Viktima, F.O, drejtonte mjetin tip “Renault” i cili u përplas me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.B., rreth 55 vjeç.

Ngjarja u shënua rreth orës 18:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe tre të mitur të tjerë që udhëtonin me 16 vjeçarin, pasagjerët E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?