Aksidentohen dy makina në Vlorë, njëra përplaset me murin e një banese

Dy automjete janë përplasur në rrugën e plazhit të vjetër në Vlorë. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e kësaj të marte (5 nëntor), ndërsa raportohet se një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, një Honda dhe një Fiat, drejtuesi i këtij të fundit u dërgua në spitalin e Vlorës.

Sipas policisë, makina Fiat, pasi ka goditur makinën tjetër ka dalë nga rruga duke goditur murrin e një banese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama
Ora news - Aksidentohen dy makina në Vlorë, njëra përplaset me murin e një banese

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?