Aksidentohen dy makina te “9 katëshet”, njëra del në trotuar dhe përplas dy këmbësorë

Foto ilustruese

Dy këmbësorë mbetën të plagosur pasditen e sotme në Tiranë teksa u përfshinë në një aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, tek 9-katëshet.

“Janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues E. L me mjetin me drejtues A. M. Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues shtetasin A. M, ka dalë në trotuar, duke aksidentuar 2 këmbësor me iniciale J.D., 22 vjeçe dhe A. M., 20 vjeç” informon policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të plagosurit janë dërguar në spital, për kontroll mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?