Aksidentohen me motor në Lezhë, rëndë 2 të rinj nga Kosova
Aktualitet E Diel, 26 Shtator 2021 15:16
Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të dy të rinjve nga Kosova ka ndodhur pak më parë në kryqëzimin e Blinishtit në Fishtë të Lezhës.
Duket se përplasja mes një makine dhe motorit ka qënë e fuqishme.
Dy të aksidentuarit, raportohet se janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Lezhës.
Në vendngjarje ndodhet edhe policia që po kryen hetimet e nevojshme.
KOHA JONË SONDAZH

