Aksidentohen tre makina në Elbasan, plagoset drejtuesi i makinës dhe dy pasagjerë

Foto ilustruese

Tre makina janë përfshirë në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan – Librazhd në Labinot të Elbasanit.

Si pasojë e aksidentit raportohet se ka mbetur i plagosur një drejtues mjeti dhe dy pasagjerë,mes tyre një fëmijë, të cilët janë transportuar drejt spitalit për mjekim.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e njërit prej mjeteve që u përfshinë në aksident.

Aksidenti ka sjellë trafik të rënduar pranë Elbasanit. Policia e mbërritur në vendgjarje ka nisur hetimet.

SHKARKO APP