Aksidentohet autobusi i linjës Tropojë-Tiranë

Një mikrobus me 30 pasagjerë i linjës Bajram Curri-Tiranë ka dalë nga rruga pasditen e sotme në hyrje të Tropojës.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Cernicë të Tropojës afër Urës së Bujanit. Në vendin ku ka ndodhur aksidenti ka prezencë të madhe dëbore për shkak të reshjeve intensive që kanë rënë ditën e sotme.

Në mikrobus udhëtonin 30 pasagjerë. Si pasojë e aksidentit, pesë prej pasagjerëve janë të lënduar dhe ndodhen në spital por jashtë rrezikut për jetën, raporto Report TV. Shkak dyshohet humbja e kontrollit për shkak të prezencës së dëborës në rrugë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?