Aksidentohet furgoni me tre të burgosur, plagoset polici
Këtë të hënë është regjistuar një ngjarje e pazakontë, ku një furgon që transportonte tre të burgosur është përplasur nga një makinë, për pasojë ka mbetur i plagosur një polic. Furgoni i Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë u përplas në aksin Tepelenë-Mallakastër, në afërsi të fshatit Qesarat. Polici, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrët me dëmtime të lehta. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, teksa nuk përjashtorhet mundësia që të ketë qenë një skenar për arratisjen e tre të burgosurve.
KOHA JONË SONDAZH

