Aksidentohet me makinë, humb jetën shqiptari në Itali (Emri)

Një shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi është aksidentuar me makinë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Veroli, ndërsa viktima është 61-vjeçari Ibrahim Falli, raportojnë mediat lokale.

Shqiptari ishte duke shkuar për në punë me makinën e tij, kur ka humbur kontrollin në rrugën ‘Maria’ dhe është përplasur me disa makina të tjera.

Dyshohet se shqiptari ka pësuar infarkt, por pritet ekspertiza për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u dërgua në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. 61-vjecari jetonte prej më shumë se 20 vjetësh në Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?