Aksidentohet me makinë numri 2 i PS-së, Taulant Balla

Deputeti i PS, Taulant Balla është përfshirë në një aksident rrugor gjatë ditës së sotme. Lajmi konfirmohet nga vetë kreu i grupit parlamentar të PS përmes një postimi në Instagram.

Balla thotë se ishte nisur drejt Shkodrës, kur makina me të cilën udhëtonte është përfshirë në një aksident automobilistik, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Balla thotë me ironi që për aksidentin “të njoftohet edhe “qytetari digjital”.

“Rrugës për në Shkodër #EgjithëVëmendjaPërNJERËZIT , makina u përfshi në një aksident rrugor. Shyqyr të gjithë mirë. Të njoftohet edhe “qytetari digjital”-shkruan Balla në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?