Aksidentohet me motoçikletë, 23-vjeçari në Vaun e Dejës në gjendje të rëndë shëndetësore
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shatin Shelqet në Vaun e Dejës, teksa një 23-vjeçar banues në fshatin Stajka duke drejtuar mjetin tip motoçikletë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Ai është transportuar me urgjencë për në spitalin e Shkodrës ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Me datë 28.05.2018 rreth orës 19:55 jemi njoftuar se në vendin e quajtur ura e Shelqetit ne fshatin Shelqet, Vau i Dejës, shtetasi G. P. 23 vjeç, banues në fshatin Stajka, Vau i Dejës, duke drejtuar mjetin motorçiklete, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

