Aksidentohet me motoçikletë, humb jetën shpërndarësi i picave në Fier
Aktualitet E Premte, 10 Shtator 2021 13:54
Një shpërndarës picash ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Fier, ndërsa është aksidentuar me motoçikletën që udhëtonte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në afërsi të fshatit Kallm.
Viktima është shtetasi me iniciale S.M, 58 vjeç. Ai ka ndërruar jetë rrugës gjatë transportimit për në spitalin e Fierit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

