Aksidentohet me zetor, humb jetën i riu
Aktualitet E Mërkurë, 8 Shtator 2021 21:10
Një 31-vjeçar në fshatin Kallm i Vogël i Fierit ka humbur jetën në një aksident rrugor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, ku shtetasi Ermal Kumanaku 31 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor tip “Zetor” ka dalë nga rruga.
Si pasojë e kësaj dalje nga rruga është aksidentuar drejtuesi i zetorit i cili ka humbur jetën rrugës për në Spitalin Rajonal Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

