Aksidentoi këmbësorin në Fushë-Krujë, arrestohet i riu që drejtonte mjetin në gjendje të dehur
Një 32-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka aksidentuar një këmbësor. Ngjarja ndodhi dje në aksin rrugor Fushë Krujë- Tapizë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet F.T., duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale B. D., 42 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.