Aksidentoi në trotuar nënën me djalin e saj 6 vjeç, policia arreston shoferen 55-vjeçare
Policia e Tiranës ka arrestuar gruan, e cila një ditë më parë aksidentoi me makinë në trotuar një nënë bashkë me fëmijën e saj 6-vjeçar.
Policia thotë se “në pranga u vu shtetësia me iniciale A. P., 55 vjeçe, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D., 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”
SI NDODHI AKSIDENTI
Mjeti që drejtohej nga gruaja 55-vjeçare, duket se ka humbur kontrollin dhe ka hipur në trotuar duke marrë përpara nënë e bir.
Kalimtarët dhe të pranishmit e tjerë që po prisnin të kalonin rrugën kanë nxituar të ndihmojnë nënën me të voglin.
Sipas policisë, 6-vjeçari u dërgua në spital për mjekim por nuk dihet gjendja e tij.