Aksidentoi për vdekje 2 të rinjtë shqiptarë, italiania 5-fish e dehur mbi normën e lejuar

Ergi Skënderi dhe Xhuljo Kaja, respektivisht 20 dhe 22 vjeç, u aksidentuan për vdekje orët e para të mëngjesit të së dielës, në Piacenza të Italisë, teksa po ktheheshin në shtëpi nga një lokal nate.

Raportohet se shoferja që shkaktoi tragjedinë është 30 vjeçarja, Irena Vetere.

Nga rezultatet e raporteve hetimore mësohet se italiania ishte e dehur, 5-fish mbi normën e lejuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gruaja, e cila ndodhet në spital do të  arrestohet, nën akuzën e vrasjes së dyfishtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetere ka lindur në Rusi, por është rritur në Itali.

Në të kaluarën 30-vjeçares i ishte hequr patenta për shkak se i jepte makinës në gjendje të dehur.

Ajo është sipërmarrëse dhe dy vjet më parë ka qenë pjesë e fushatës në mbështetje të kandidatit Paolo Rizzi për kryebashkiak të Piacenza-s.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?