Aksidentoi për vdekje 60-vjeçarin dhe e la në mes të rrugës, arrestohet 41-vjeçari nga Nikla

Policia e Krujës ka arrestuar ditën e sotme një 41-vjeçar me inicialet L. Sh., banues në Nikël. 41-vjeçari dyshohet se mbrëmjen e djeshme ka aksidentuar për vdekje një 60-vjeçar, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasin L. Sh., 41 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar shtetasin I. M., 60 vjeç, banues në Krujë, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policinë.

SHKARKO APP