Aksidentoi për vdekje 72-vjeçarin në Berat dhe u largua, arrestohet pas 24 orësh shoferi

Kur kanë kaluar 24 orë nga aksidenti me vdekje i një 72-vjeçari në Berat, policia ka bërë të mundur arrestimin e shoferit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes.

Në pranga ka rënë 50-vjeçari, Bashkim Doksani, i cili akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Njoftimi i Policise

Swiss Digital Desktop Reklama

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari, i cili u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Berat, si rezultat i punës hetimore, bënë të mundur zbardhjen e aksidentit rrugor, me pasojë vdekjen, të ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Polizhan, si dhe identifikimin, lokalizimin dhe vënien në pranga të drejtuesit të automjetit, i cili u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi. Bashkim Doksani 50 vjeç, banues në fshatin Gajdë, Poshnje, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas, në aksin rrugor “Berat-Ura e Kuçit”, në afërsi të fshatit Polizhan, duke drejtuar automjetin kamionçinë tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin I. Ç., 72 vjeç, banues në fshatin Polizhan, Dimal, i cili po lëvizte me biçikletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?