Aksidentoi për vdekje 83-vjeçarin dhe më pas e hodhi në kanal, arrestohet pas 10 ditësh
Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Elbasan, pasi akuzohet se ka aksidentuar për vdekje një 83-vjeçar.
Ngjarja u regjistrua 10 ditë më parë në aksin Thane–Elbasan, ku 48-vjeçari me inicialet A. H., pasi e përplasi për vdekje të moshuarin, e hodhi në kanal në mënyrë për të fshehur ngjarjen dhe më pas u largua.
Megjithatë, pas 10 ditësh, policia bëri të mundur identifikimin e tij, ndërsa u sekuestrua edhe mjeti i tij tip ‘Audi’.
KOHA JONË SONDAZH

