Aksidentoi për vdekje këmbësorin, në pranga 31-vjeçarja
Një 31-vjeçare, e cila një natë më parë aksidentoi për vdekje një këmbësor u arrestua nga policia ditën e sotme.
Ajo ishte shoqëruar në komisariat mbrëmjen djeshme. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur Qerek, Krujë në orën 19:15 ku këmbësori është përplasur për vdekje nga një makinë e cila drejtohej nga 31-vjeçarja M.T.
Viktima, ishte me shapka dhe kishte me vete një thes me kanoçe. Atij nuk i është gjetur asnjë mjet identifikimi me vete teksa policia njofton se ende nuk është identifikuar.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasen M. T., 31 vjeçe, banuese në Krujë, pasi në Qerek, ka aksidentuar një shtetas këmbësor rreth 55 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ndërroi jetë” – njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.