Aksidentoi për vdekje një këmbësor, arrestohet 19-vjeçari në Dibër

Arrestohet 19-vjecari i cili aksidentoi për vdekje një këmbësor në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç në Dibër.

“Drejtoria Vendore e Policisë Dibër. Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, ju informojmë se, Sektori i Policisë Rrugore ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.S., 19 vjeç, banues në fshatin Kurdari, i cili teksa drejtonte një automjet tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një 42-vjeçar (këmbësor)”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?