Aksidenton fëmijën në rrugë dhe largohet, 56-vjeçarja arrestohet më pas

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 56-vjeçare, pasi aksidentoi një nxënës shkolle. Sipas burimeve zyrtare, Shpresa Hazizi, ishte duke udhëtuar me motoçikletë në rrugën Transballkanike kur edhe shkaktoi aksidentin, në afërsi të hipotekës së këtij qyteti. Sipas policisë ajo aksidenti 12-vjeçarin E. M., i cili u dërgua menjëherë në spitalin e Vlorës, ku sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetën.  Gruaja 56-vjeçare u arrestua pak momente pas aksidentit, pasi ajo në vend që t’i jepte ndihmën e parë fëmijës, është larguar nga vendi i aksidentit. Mbi të tashmë rëndon akuza e drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt, shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit.

SHKARKO APP