Aksion antidrogë në 3 shtete, 20 të arrestuar, mes tyre shqiptarë
Njëzet persona, mes tyre shqiptarë, raportohet se janë arrestuar gjatë një aksion të madh policor në Itali, Gjermani e Shqipëri.
Siç raportojnë mediat lokale: Guardia di Finanza di Trento-s ka mbyllur këtë të hënë operacionin “Alba bianca” duke ekzekutuar 20 masa të arrestit me burg, të firmosura nga gjykata e Trento me kërkesë të Prokurorisë. 16 prej tyre janë ekzekutuar në territorin italian, ndërsa 4 jashtë Italisë, në Gjermani e Shqipëri. Arrestimet e fundit pasojnë 10 arrestimet e kryera gjatë vitit të fundit, në kuadër të të njëjtit aksion.

Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, qindra efektivë të antidrogës së Guardia di Finanza-s në koordinim me autoritetet gjermane, kanë kryer arrestime të personave të dyshuar si pjesë të dy organizatave kriminale me bazë në Italinë Veriore dhe Bavari, që merrem me trafik ndërkombëtar droge. Emrat e personave të vënë në pranga nuk bëhen ende me dije.
Hetimet filluan në janar 2016 pas një konfiskimi të një sasie prej 93.1 kg kokainë nga Guardia di Finanza e Vipiteno-s në kufi me Austrinë. Pas këtij aksioni, hetimet morën një shtrirje ndërkombëtare teksa autoritete ligjzbatuese italiane bashkëpunuan me ato gjermane, belge shqiptare e malazeze.
KOHA JONË SONDAZH

