Aksion blic në Vlorë, 28 të arrestuar deri tani. Ja çfarë po kontrollohet
Policia e Shtetit ka nisur një aksion blic antidrogë në lumin e Vlorës dhe qytetin bregdetar.
Gazetari i Panorama, bën me dije se 28 persona janë arrestuar deri tani me akuzat për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ndërsa për 10 persona të tjer ë është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ndaj pesë të tjerëve, “detyrim paraqitje”.
Burimet thanë se rrjeti i trafikantëve ka qenë në mbikqyrje prej disa kohësh dhe policia lokale ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme me lende narkotike kanabis.
Sakaq, operacioni eshte ende ne vijim për kontrollin e disa bazave dhe banesave në të cilat policia lokale dyshon se mund të gjejë elementë që ndihmojnë hetimin.
Për të gjithë të ndaluarit tashmë janë prerë urdhër arrestet.