Aksion i bujshëm në Lazarat, kapet pas 5 vitesh anëtari i grupit kriminal që shkëmbeu zjarr me policinë

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 27-vjeçar nga fshati Lazarat, i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg për disa vepra penale, pas aksionit të bujshëm policor në qershor të vitit 2014, ku pati dhe shkëmbim zjarri me trafikantëve të Lazaratit dhe forcave të policisë.

Në pranga ka rënë i riu Enrik Skënderi, i cili akuzohet për veprat penale “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik‘’, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtje pa leje”

Njoftimi i policisë:

Policia ekzekuton urdhrin e ndalimit ndaj 27 vjeçarit nga Lazarati për veprat penale “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bazë të Urdhrit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë bënë ndalimin e shtetasit E.S, 27 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal Nr.42 të datës 21.05.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 6 muaj burgim për kryerjen e veprave penale, “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik‘’, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtje pa leje”.
(Ngjarja e ndodhur në qershor të vitit 2014, gjatë operacionit në fshatin Lazarat).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

SHKARKO APP