Aksion i koordinuar i Perëndimit kundër diplomatëve rusë

Gjermania e shtete të tjera dëbojnë diplomatë rusë. Shkak është atentati me helm kundër ish-agjentit të dyfishtë rus Skripal në tokën britanike. Perëndimi bën përgjegjës për këtë Rusinë.

Ministria e Jashtme gjermane deklaroi se i dëbon katër diplomatët rusë në lidhje me helmimin e ish-agjentit rus. Disa shtete të tjera perëndimore e ndjekin këtë hap. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas deklaroi sot se “dëbuam katër diplomatë rusë nga Gjermania. Sepse pas atentatit me helm në Salisbury Rusia edhe më tej nuk kontribuon për sqarim.”Nuk e morëm me lehtësi këtë vendim”, citohet Maas nga Ministria e Jashtme. Me këtë dërgojmë një sinjal solidariteti me Britaninë e Madhe.

Edhe SHBA dëbuan për shkak të atentatit me helm ndaj agjenti të dyfishtë në Britaninë e Madhe Skripal dhe së bijës 60 punonjës të shërbimeve të fshehta të Rusisë. Këtë e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë të hënën në Uashington. Veç kësaj konsullata ruse në Seattle mbyllet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?