Aksion kundër “shoferëve të vdekjes”
Siguria rrugore mbetet një problem serioz, me gjithë përpjekjet për rritjen e parametrave.
Policia Rrugore vijon me kontrollet e përforcuara për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që me shkeljet e tyre bëhen burim aksidentesh.
Edhe këtë fundjavë, rrugorët kanë ngritur disa pika kontrolli me radarë për ndëshkimin e “shoferëve të vdekjes”.
Policia ka shpërndarë një video nga aksioni i fundit.
Një prej shoferëve të ndëshkuar është kapur duke udhëtuar me shpejtësi tepër të lartë, 151 km/h.
Këtij drejtuesi mjeti i është hequr patenta nga shërbimet e policisë.
KOHA JONË SONDAZH

