Aksion në aksin Milot-Rrëshen, IKMT do të prishë 35 objekte

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion përgjatë aksit kombëtar rrugor Milot-Rrëshen.

Në këtë segment rrugor janë planifikuar të prishen rreth 35 objekte me funksion shërbimi-tregtimi, kryesisht me konstruksione metalike, të cilat përveçse pa leje, janë edhe burime të rrezikshme për aksidente rrugore.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se ka gjetur mirëkuptim nga shumica e poseduesve të këtyre objekteve, që kanë nisur t’i çmontojnë vetë ato

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?