Aksion nga IKMT-ja tek ”Astiri”? Balliu: PD-ja nuk tërhiqet, krah banorëve

Pas sinjalizimeve se në zonën e ”Astirit” mund të ketë ndërhyrje nga IKMT-ja për shembjen e shtëpive që preken nga projekti, mëngjesin e sotëm banorët kanë dalë në protestë. Në mbështetje të tyre ka shkuar edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili ka akuzuar qeverinë, policinë dhe institucionet e tjera se do të mbajnë përgjegjësi, kur PD-ja të vijë në pushtet.

Deklarata

Përpara se qytetarët e Tiranës të shikojnë rrugën do të shikojnë gradaçelat që janë në ndërtim, në të njëjtën distancë që janë shtëpitë e këtyre banorëve nga rruga, që do të shemben. Nuk asnjë diskutim se ky është tender fiktiv, se kur bën një kompani ofertë zero, siguron tjetrën. Ku është ky shtet, që nuk merr parasysh akuzat?

Ku janë prokurorët? Në këtë zonë ka disa prokurorë që banojnë, dhe shtëpitë e këtyre prokurorëve nuk preken? Nga asnjë projekt. Por preken shtëpitë e qytetarëve të pambrojtur. Banorët i siguroj, se kontratën që kanë me PD-në, që nuk tërhiqet kurrë, do i qëndrojë në cdo pikë me heronjtë e Unazës së Re, që kanë rezistuar mbi një vit.

Mbështetja e PD-së është pa limit. Ata që do të vijnë të kryejnë këtë krim shtetëror, i siguroj për një gjë, koha kur nuk mbahet përgjegjësi ka ikur, prandaj do të mbahet përgjegjësi nga OPGJ-të, deri te drejtoria e policisë për kallëzime të pavërteta, drejtorët e ARRSH-së, ministrat dhe kryeministrat, do të vendosen para drejtësisë. Këtu bëhet fjalë për jetën e qytetarëve.

SHKARKO APP