Aksion pastrimi në Kavajë, ministrja Kumbaro: T’ia dalim mbanë me sukses deri në përfundim të sezonit turistik

Në bashkinë e Kavajës vijon puna për pastrimin e territorit edhe gjatë sezonit turistik. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se ekipet e pastrimit të Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe bashkisë në Kavajë, përveç bregdetit pastruan edhe pyllin dhe korsitë nga Qerreti deri në rrethrrotullimin e Malit të Robit. ”Flukset e shtuara të këtyre ditëve, përveç angazhimit maksimal të institucioneve përgjegjëse për pastrimin kërkojnë edhe bashkëpunimin qytetar e sidomos atë të bizneseve për hedhjen e mbetjeve me orar, që t’ia dalim mbanë me sukses deri në fund të sezonit turistik bregdetar”, tha Kumbaro. Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe vijon në të gjithë vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?