Aksione në Elbasan, kontroll bombolave të gazit

Duke parë situatat problematike të shkaktuara nga bombolat e gazit dhe përdorimi i gabuar i tyre, reparti zjarrfikës i Elbasanit ka nisur një aksion kontrolli, por edhe këshillimi në të gjithë pikat e shpërndarjes së gazit për përdorim familjar dhe biznese. Specialistët bëjnë apel për përdorim të bombolave të gazit të kolauduara. Ata gjithashtu u bëjnë thirrje qytetarëve të mos bëhen vetë specialistë të montimit të bombolave të gazit. Rastet e rënda për shkak të rrjedhjes së gazit apo shpërthimi nuk kanë qenë të pakta. Së fundmi shpërndarësit e gazit po injektojnë brenda bombolave të gazit aromatik të rëndë në mënyrë që të identifikohet menjëherë në rast të rrjedhjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?