Aksionet e dhunshme të IKMT-së, Malaj: Vetëm një Qeveri e paaftë, mund të sillet në mënyrë barbare ndaj qytetarëve të saj

Partia Agrare Ambientaliste proteston kundër dhunës policore dhe qeveritare në Lezhe dhe Shkodër.

Përfaqësuesi i PAA-së, Arben Malaj shprehet se vetëm një Qeveri e paaftë, arrogante dhe e dhunshme mund të sillet në mënyrë barbare ndaj qytetarëve të saj.

“Vetëm një Qeveri e paaftë, arrogante dhe e dhunshme mund të sillet në mënyrë barbare ndaj qytetarëve të saj. Vetëm Qeveritë e dështuara tentojnë të mbijetojnë nëpërmjet dhunës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pse duhen prishur këto ndërtesa gjatë sezonit turistik?

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetarët kanë bërë investime shtesë për sezonin turistik, pra humbjet janë më të mëdha. Gjate sezonit turistik ata mund të realizojnë disa të ardhura të cilat lehtësojnë kostot e ndërprerjes së aktivitetit të tyre për vitin e ardhshëm 2021 dhe kosto e shkatërrimit të dhunshëm të pasurive të tyre. Këto veprime bëhen në periudha pa aktivitet turistik, bëhen gradualisht që edhe familjet/pronarët e tyre të kenë sa më pak dëme. Në thelbin e tyre ata janë qytetarë të këtij vendi dhe varfërimi i tyre është një kosto shtesë për familjet e tyre dhe buxhetin e shtetit”, shprehet në reagimin e tij, ish-ministri i Financave, Arben Malaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?