Aksioni i forcave speciale në 5 qytete, RENEA del ”duarbosh”

Operacioni i bujshëm i forcave speciale, doli vetëm me një të arrestuar me armë pa leje. Edison Begaj, 41-vjeç është i vetmi i arrestuar gjatë aksionit të bujshëm të RENEA-s në 5 qytete të vendit. Begaj subjekt i OFL-së i cili i shpëtoi një atentati 2 javë më parë në Vlorë, u arrestua pasi u kap me armë pa leje një krehër dhe 5 fishekë.

Kontrolle u kryen edhe në Elbasan, ku reparti RENEA priste të arrestonte të shumë kërkuarin Talo Çela, por forcat speciale nuk arritën të bien në gjurmët e të kërkuarit të drejtësisë.

Në Durrës u kryen kontrolle pasi kishte informacione për strehimin e disa elementëve kriminalë, të përfshirë në vrasje, por sipas policisë vetëm disa persona u morën në pyetje dhe më pas u lanë të lirë. Nga dëshmia e tyre mësohet se janë siguruar informacione të vlefshme që mund të ndihmojnë për zbardhjen e vrasjeve mafioze.

I njëjti rezultat ishte dhe në Fier e Lushnje. Policia e Shtetit do të rinisë kërkime dhe në Shkodër dhe qytete të tjera të vendit, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë, apo janë të skeduar në trafikun e lëndëve narkotike.

SHKARKO APP