Aksioni i karburanteve, padi për 90 subjekte

Në kuadër të Operacionit për  “ Kontrollin cilësor, sasior e fiskal  të hidrokarbureve” , që ka nisur që prej datës 04.05.2015,  nga grupet ndërinstitucionale  të punës  me specialistë nga Doganat , Tatimet, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Inspektoriati Qëndror Teknik , si dhe Policia e Shtetit përfshi  edhe Specialistët nga Krimi Ekonomiko- Financiar , nga data 04.05.2015 e deri më datën 16.07.2015,  janë zhvilluar një sërë kontrollesh ndaj  subjekteve  private të tregtimit të karburanteve   në gjithë vendin  dhe konkretisht:

Nga operacioni ndërinstitucional i kontrollit cilësorë, sasiorë dhe fiskal të hidrokarbureve,  nga data  04  Maj  –  16 Korrik 2015  janë arritur këto rezultate:

  • 783 subjekte janë kontrolluar në Tiranë, Fier, Berat, Durrës, Lezhe, Shkodër, Elbasan, Korçë, Dibër, Vlorë, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Kavajë dhe Kukës nga të cilat :

    • 99  subjekte u proceduan penalisht;

      • 79 për fshehje  të ardhurash,
      • 11 për ndryshime në aparatet matëse;
      •  për ruajtje magazinim tregtim të  mallrave kontrabandë,
      • 1 për kontrabandë me mallra të akcizës   dhe  
      • për mos pagim taksash
      • 1 për manipulim të tregut,
  • 8 persona u arrestuan, 3 janë shpallur në kërkim ,
  • Janë sekuestruar.

    • 56 503  litra naftë,
    • 711 litra benzine  dhe
    • 6 350  litra gaz

SHKARKO APP