Aksioni i opozitës, Basha mbledh grupin parlamentar
Në kuadër të vijimit të aksionit opozitar, kreu i PD-së Lulzim Basha do të mbledhë sot grupin parlamentar, ku marrin pjesë edhe aleatët.
Pritet të merret një vendim në lidhje me mënyrën sesi do të protestojë opozita.
Kujtojmë që javët e fundit deputetët e minorancës kanë marrë pjesë në komisionet parlamentare, por nuk kanë diskutuar për rendin e ditës, vetëm për çështjen “Xhafaj”.
Ndërsa gjatë seancës opozita ka bllokuar foltoren duke mos lejuar vijimësinë normale.
Për disa javë rresht Ruçi ka mbyllur punimet para kohe, ndërsa opozitarët kanë vijuar të flasin duke transmetuar fjalimet përmes rrjeteve sociale.
KOHA JONË SONDAZH

