Aksioni i opozitës, Fevziu: E vetmja mënyrë që të ndihet dhe të evidentohet është të jetë radikale në raport me PS
Blendi Fevziu, thotë se opozita është në një situatë të tillë që nuk ka zgjidhje tjetër për t’u evidentuar. Sipas gazetarit, mazhoranca është e favorizuar në këtë rast sepse po bën një “lojë” mes dy opozitave në bazë të interesave të saj.
”Edhe po të ikë Berisha, ata që mbeten do ta bëjnë njësoj. Ideja është do pyeten apo jo, do kenë ca të drejta dhe këta apo jo. Nga ana tjetër PS e çon çdo gjë te Berisha dhe kjo e favorizon njëfarë mënyre sepse duket histori 30 vjeçare që përsëritet vazhdimisht. Unë nuk di të them cila është strategjia, është e thjeshtë.
Kemi një opozitë e cila do të faktorizohet, që nuk ka as letrat legale të saj, që ia ka pala tjetër. E vetmja mënyrë që të ndihet dhe të evidentohet është të jetë radikale në raport me mazhorancën.
Kemi një mazhorancë që luan mes dy opozitave të futura në kaos duke u munduar t’i mbajë dhe t’i lëshojë sipas interesave të veta. Kostoja është tek vendi, ka një mazhorancë shumë të fuqishme dhe një opozitë me probleme. Është momenti që opozita duhet të marrë një vendim, që të ndihet si ekziston”,-tha në ”Tv Klan”.