Aksioni i RENEA-s në Elbasan, shoqërohet Kelmend Xhaferri. I përfshirë edhe në krimin para zgjedhjeve
Kelmend Xhaferri është një nga personat e shoqëruar këtë të enjte në qytetin e Elbasanit, gjatë aksionit të forcave operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Ai është një person i përfshirë në disa ngjarje të ndodhura në Elbasan, si edhe në ngjarjen e rëndë të ndodhur 4 ditë para zgjedhjeve të vitit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani.
Aksioni është vijim i operacionit “Plumbi i Artë”, një dosje kjo e zbërthyer pas dëshmisë së dhënë nga Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhajt. Nga dëshmitë e tyre dolën një sërë emrash të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale nga viti 2011 deri në 2022-shin.
Sipas SPAK-ut, dëshmia e Dumanit përputhet me provat e administruara në këto ngjarje kriminale, kryesisht ekzekutime mafioze të porositura nga persona me precedentë të theksuar kriminalë, apo grabitje.