Aksioni i RENEA-s, njëri prej të kërkuarve autor i maskarës së Lushnjes, Laert Haxhiu

Janë mësuar detaje të tjera nga aksioni i forcave RENEA në fshatin Remas të Divjakës. Gazetari Arsen Rusta bën me dije se njëri prej personave që kërkohej në shtëpinë e të moshuarit Haxhi Lika që mbeti i plagosur është shtetasi Laert Haxhiu i dënuar me 30 vjet burg.

Laert Haxhiu kërkohet për vrasjen e dy personave në Lushnjë vitin e kaluar, Jurgen Hoxhën dhe Samir Latifin.

Plagosja e të moshuarit

Swiss Digital Desktop Reklama

77-vjeçari Haxhi Lika nga fshati Remas i Divjakës ka mbetur i plagosur, ndërkohë që forcat e RENEA-s zhvillonin një operacion në këtë fshat për kapjen e dy personave me rrezikshmëri të lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05.30, kur forcat e polcisië kanë tentuar të hyjnë në banesën e të moshuarit, atje ku dyshohej se strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh.

Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu).

Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa.

Policia thotë se, Në rrethana ende të paqarta shtetasi H.L., është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat.

Policia e Shtetit u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë Policinë për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe t’u përgjigjen thirrjes së Policisë duke zbatuar kërkesat dhe urdhrat e saj.

Nga ana tjetër, Policia falënderon qytetarët për ndihmën dhe bashkëpunimin, duke besuar fort se të gjithë bashkë e bëjmë këtë vend më të qetë e të sigurt.

Nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën, por nga Shkodra në Elbasan, nga Elbasani në Krujëdhe tashmë në Divjakë, forcat RENEA dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë kanë nisur prej disa ditësh një aksion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë dhe të kërkuar pas disa vrasjeve të bujshme, kryesisht në qytetin e Shkodrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?