Aksioni i SPAK-ut/ Llabani: Pati rrjedhje informacioni, disa emra të njohur të krimit ikën jashtë
Çfarë ndodhi me të vërtetë me aksionin e SPAK-ut? Ekzekutimi i 18 urdhër-arresteve nga 32 të lëshuara nga SPAK, sipas gazetares Anduena Llabani është tregues i faktit se operacioni është dekonspiruar.
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Llabani tha se ka informacione se të paktën tre prej emrave më të njohur janë larguar jashtë vendit.
”Talo Çelo, Florenc Çapja dhe Elvis Martinaj nuk janë gjetur. Kjo do të thotë se e kanë pasur informacionin. Ka informacione që këta që unë përmenda të kenë kaluar kufirin. Nuk dimë çfarë akuzash ka ndaj këtyre njerëzve. Në listën e të arrestuarve ka edhe njerëz të policisë dhe kjo tregon se ka pasur edhe mbështetje politike, përveçse institucionale”.