Aksioni me Guardia di Finanza-n në det, policia e Shtetit deklaratë për mediat: Janë kapur 992 kg drogë
Një operacion anti-drogë është zhvilluar mes Guardia di Finanza dhe Policisë së Vlorës. Policia e Vlorës ka bërë me dije se gjatë operacionit u bë e mundur sekuestrimi i 992 kilogramë lëndë narkotike kanabis si dhe arrestimi i pesë personave.
Policia deklaroi se janë arrestuar 3 shqiptarë dhe dy ukrainas, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër person, nga Vlora.
Gjithashtu u bë me dije se gjatë operacionit morën pjesë 250 forca policore.
“Në operacion u përfshinë rreth 250 forca policore. Janë zhvilluar ndjekje nëpërmjet ajrit, detit dhe tokës. U bë i mundur identifikimi i personave të cilët po kryenin trafikimin e drogës me anë të skafeve. Shërbimet e Guarda Di Finanzia kanë sekustruar në bord rreth 992 kilogramë lëndë narkotike kanabis. Në pranga kanë rënë 3 shtetas shqiptarë nga Vlora dhe 2 ukrainas. U bë arrestimi i A.S, S.I, B.Q 19 vjeç si dhe u shpall në kërkim G.L 33 vjeç të katërt banues në Vlorë.
KOHA JONË SONDAZH

