Aksioni në kampin MEK, Berisha: Duhet hetim i veçantë nga OKB

Sali Berisha doli në një konferencë për mediat, pas mbledhjes së grupit të Rithemelimit. Sa i takon kontrollit të Policisë së Shtetit dje në Manzë me urdhër të SPAK në kampin MEK në Manzë. Ai bëri përgjegjës policinë e shtetit për viktimën. Po ashtu Berisha kërkon që kjo çështje të kenë edhe një hetim të veçantë nga OKB.

“Të thuash s’ka viktima dhe as i kemi dëmtuar është shumë e rëndë. Ndërkohë dje thoshin, merren me politikë dhe merren me gazetë. Ka një tv “diaspora iraniane” që transmeton 24 orë në 24 regjimin Iranian. Sipas tyre, mëkati është se kanë botuar gazetë, gjë që se thonë në gjykatë. Në gjykatë thuhet se është shkelur marrëveshja.

Kërkesa që kanë bërë në Gjykatë ka lidhje me Teheranin. Të gjitha këto kërkojnë hetim ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë nga OKB. Sepse janë, refugjatë me status të caktuar. Gjithashtu, autorët e dhunës, duhet të dalin para gjyqit. Vrasësi, si u vra ai që vdiq? Ata që kanë thyer kocka, duhet të përballen me ligjin”,-tha Berisha.

SHKARKO APP