Aksioni në plazhe/ Evidentohen 7 parcela pa leje, hiqen 290 shezlongë dhe 141 çadra në Durrës

Operacioni “Bregdeti ynë”, prej mëngjesit të kësaj të mërkure ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit të Durrësit. Kontrolli ka filluar nga Përroi Agait në drejtim të vendit të quajtur “Plepa”, dhe kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare. Si rezultat i kontrolleve deri në këto momente janë evidentuar 7 parcela pa leje, ku janë hequr rreth 290 shezlongë dhe rreth 141 çadra.

Një ditë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, sot në mëngjes nisi aksioni furtunë për pastrimin e plazhit nga shezlongët dhe çadrat që janë pa leje. Në një konferencë për shtyp, kreu i qeverisë paralajmëroi subjektet që t’i lironin vetë hapësirat e zaptuara pa leje, ose në të kundër do të largohen me pahir dhe do i konfiskohen të gjitha çadrat e shezlongët, për të mos iu kthyer më.

Aksioni po vijon edhe në Vlorë, si dhe është shtrirë në Orikum, Zvërnec e Plazhin e Vjetër, ku policia ka nisur verifikimin e dokumentacionit të subjekteve, ndërsa në Fier aksioni ka nisur në vijën bregdetare të Semanit dhe Darëzezës. Aksioni i policisë ka bezdisur jo pak pushuesit, të cilët kanë shprehur pakënaqësi, duke kërkuar që të paktën të ishin lajmëruar një ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesnatën e së shtunës, konflikti për shfrytëzimin e lejes së plazhit çoi në katër viktima dhe dy të plagosur në Velipojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?