Aksioni nis nga bashkia Vlorë, arrestohen dy zyrtarë të urbanistikës
Arrestohet përgjegjësi i zyrës së urbanistikës, Rubin Hekurani dhe specialisti i kësaj zyre në Bashkinë e Vlorës, Klaudio Mehmetaj. Ata i kanë miratuar një leje ndërtimi 53-vjeçari Nikos Kulas në rrugën Transballkanike. Zyrtarët e bashkisë kanë lejuar ndërtimin pa leje të një tende në një lokal, por pronari i këtij biznesit, ka tejkaluar lejen, duke ndërtuar edhe një kat shtesë. Për këtë arsye, në pranga ka rënë edhe 53-vjeçari Kulas.
Njoftimi nga Policia
Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit të datës 09.11.2021, i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasit:
R. H., 33 vjeç dhe K. M., 32 vjeç, të dy banues në Vlorë, me detyrë punonjës pranë zyrës së Urbanistikës, Bashkia Vlorë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim;
N. K., 53 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Dy punonjësit e urbanistikës dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke i miratuar një leje ndërtimi shtetasit N.K, i cili më pas e ka tejkaluar atë, duke ndërtuar një kat shtesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

