Aksioni opozitar, Shehi: Nuk kam moshë të përplasem me Gardën
Kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi komenton aksionin opozitar në Parlament, ku tha që nuk ka moshë që të përplaset me Gardën si brenda dhe jashtë Kuvendit.
”Nuk kam moshë, le që nuk jam i bindur që kjo është formula më e mirë, të shkosh të përplasesh me Gardën. Unë kam muaj që them që gjysma e opozitës është Parlamenti. Është arma më e mirë që ka opozita dhe më vjen keq që shpërdorohet.
Unë jam për t’u kthyer në Parlament. Një pjesë i kanë përzënë nga Parlamenti. E dëgjova Spiropalin që tha se duan zgjidhje. Nuk është hall i madh kjo punë për t’u zgjidhur. Të mblidhet Komisioni i Etikës dhe ta heqë dënimin. Ditën e hënë pastaj është në vullnetin e atyre nëse duan të hyjnë seriozisht apo ky është sebep i kotë. Kjo punë nuk shkon më”, deklaroi Shehi.