Aksioni për sigurinë ushqimore, Drejtoria e Tatimeve: Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se po vijon me intensitet aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë.

Në një deklaratë zyrtare, theksohet se rezultatet e tri ditëve të para të aksionit kanë nxjerrë në pah nevojën urgjente për formalizim të plotë të këtij sektori, si një element thelbësor për cilësinë e produkteve dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Formalizimi i tregut bujqësor dhe blegtoral është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të mbrojtur konsumatorët,” thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që të respektojnë legjislacionin duke lëshuar faturë fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, nga prodhuesi te tregtari dhe më tej te konsumatori.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Lëshimi i faturës fiskale është thelbësor për të siguruar gjurmueshmërinë e produkteve dhe transparencën në treg,” vijon më tej deklarata nga Tatimet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?