Aksioni për ujin, 100 inspektime në ditë në biznese nga grupet e Task-Forcës

Që prej nisjes së aksionit në datën 1 shkurt  grupet task-forcë të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës realizojnë  mbi 100 verifikime të bizneseve. Nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku, paralajmëroi se të gjithë ata që abuzojnë do të përballen me forcën e ligjit ndërsa u bëri thirrje konsumatorëve familjarë të nxitojnë për të veteëdeklaruar. Drejtori i Ujsjellës-Kanalizimeve, Redi Molla,vlerësoi ndërgjegjësimin nga ana e bizneseve për të formalizuar lidhjet.

Aksioni për të ndërprerë lidhjet e paligjshme të ujit në kryeqytet po vijon me intensitet.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, dhe Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, ndoqën nga afër aksionin në zonën e Dajtit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mazniku tha se grupet e kontrollit po verifikojnë deri në 100 biznese në ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mazniku: Aksioni i UKT ka filluar sistematikisht nga data 1 shkurt, për një inspektim të detajuar të të gjitha bizneseve dhe identifikimin e lidhjeve të paligjshme apo mënyrën se si konsumohet uji. Kemi në terren 9 grupe pune, të cilët shkojnë në bizneset kryesore, duke plotësuar edhe formularët e vetë-deklarimeve. Bëhen rreth 100 inspektime çdo ditë.

Numri dy i Bashkisë së Tiranës paralajmëroi të gjithë abuzuesit se do përballen me forcën e ligjit, ndërsa ftoi familjarët të formalizojnë lidhjet e ujit deri në fund të shkurtit.

Mazniku: Është shtyrë deri në fund të muajit shkurt mundësia që u është dhënë qytetarëve që të vijnë pranë zyrave të UKT, që janë të hapura me orare të zgjatura gjatë kësaj kohe, për të formalizuar lidhjen e tyre, ose nëse kanë pagesa të prapambetura të Ujësjellësit, për të bërë një marrëveshje me UKT e për të pasur mundësi të kryejnë pagesat nëpërmjet një marrëveshje për ta paguar atë në kohë dhe me këste.

Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, vlerësoi ndërgjegjësimin nga ana e bizneseve për të formalizuar lidhjet e tyre dhe për të shlyer detyrimet e prapambetura.

Molla: Jemi në ditën e tretë të aksionit për verifikimin e bizneseve, pasi për pjesën e familjarëve afati u shty deri në fund të shkurtit. Shohim se pjesa më e madhe e bizneseve janë rregulluar si nga ana proceduriale, si nga ana e matjes.

UKT ka zgjatur orarin e sporteleve, të cilët do të jenë në punë nga e hëna në të shtunën prej orës 8 deri në 20 të mbrëmjes për të krijuar lehtësi për  qytetarët që dëshirojnë të aplikojnë për kontratë të re ose të paguajnë detyrimet  me Ujësjellësin e Tiranës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?