Aksioni për ujin, 900 subjekte private të kontrolluara, 15 të shoqëruar në Tiranë

Në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës ka vijuar puna për disiplinimin e përdorimit të ujit të pijshëm duke ndërprerë lidhjet e paligjshme si dhe për nënshkrimin e aktmarrëveshjeve me UKT për detyrimet e prapambetura.

aksioni per ujin (1)

Janë 15 Grupe Task-Force, të cilat me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, përfaqësuesve të Drejtorisë së Taksave dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, kanë bërë verifikimin në 900 subjekte private, ku kanë konstatuar e shoqëruar 15 persona, kryesisht për lidhje të jashtëligjshme dhe ndërhyrje në ujëmatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

aksioni per ujin (5)

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur kanë mbetur edhe 14 ditë nga afati i lënë në dispozicion të konsumatorëve familjarë për të formalizuar lidhjet e tyre apo për të lidhur aktmarrëveshje për detyrimet e prapambetura, një numër i konsiderueshëm qytetarësh i janë drejtuar sporteleve të UKT. Vetëm në këto 10 ditë, janë nënshkruar 300 aktmarrëveshje.

aksioni per ujin (4)

Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje konsumatorëve familjarë që të përfitojnë nga afati deri më 28 shkurt, për të lidhur kontratat e rregullta me UKT-në dhe për të nënshkruar akt-marrëveshje për pagesat e prapambetura, duke përfituar nga skema e pagesës me këste. Nga 1 marsi, do të vijojnë verifikimet edhe te konsumatorët familjarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?